ZYRTARE/ Ish-trajneri i Milanit ulet në stolin e Turqisë
Shkruar nga NEWSPORT
Tashmë është zyrtare, Vincenzo Montella është trajneri i ri i Turqisë. Pas shkarkimit të Stefan Kuntz, pankina e Kombëtares turke mbeti bosh dhe Federata iu vu menjëherë punës për të gjetur zëvëndësuesin më të mirë që do të punojë për të arritur objektivat e vendosura.
Montella ka një karrierë të pasur në elitën e futbollit italian ku ka qenë në stolin e Milanit dhe Fiorentinës, ndërsa së fundmi punoi pikërisht në Turqi me skuadrën e Adana Demirspor ku arriti rezultate tejet pozitive duke e dërguar skuadrën në kompeticionet europiane për herë të parë në histori.
Montella është prezantuar nga Federata turke si trajneri i ri i Kombëtares ku ka firmosur një kontratë deri në vitin 2026. Turqia është në rrugën e duhur drejt kualifikimit në Euro 2024 teksa mban vendin e dytë me pikë të barabarta me Kroacinë e vendit të parë dhe 3 më shumë se Armenia dhe Uellsi me nga 7 pikë.