Walid Hamidi është lojtari i ri i Ballkanit. Klubi suharekas ka bërë me dije se ka arritur marrëveshjen me sulmuesin e Shkupit.
Ai do t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga trajneri Ilir Daja për të dhënë kontributin e vet në të ardhmen. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të klubit të Ballkanit thuhej:
“Të dashur tifozë,
Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Fc Shkupin, për transferimin e sulmuesit algjerian, Ëalid Hamidi.
Futbollistit i dëshirojmë suksese në fanellën e kampionit të Kosovës, drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta.
Na priftë e mbara”.
[caption id="attachment_702958" align="alignnone" width="353"] Postimi i klubit të Ballkanit[/caption]
Galeria fotografike ()
Poll