
Zachary Athekame
Zachary Athekame do të jetë futbollisti më i ri i Milan. Mbrojtësi paraditën e sotme do të zbarkojë në Milano për vizitat mjekësore rreth orës 11:00.
Sipas “Sky Sport” dhe “Calciomerkato.com” bëhet me dije se ky operacion u ka kushtuar arkave të klubit plot 10 milionë euro, ndërsa Young Boys ka mbajtur edhe 10% të kartonit të futbollistit në rast rishitje.
Lojtari menjëherë pas vizitave mjekësore do të firmosë më pas edhe kontratën me kuqezinjtë, me futbollistin që do të nisë aventurën e re në Serie A.
Poll