Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E ngjiti në elitë, Fabregas “braktis” surprizën e sezonit në Serie A! Trajneri mund të përsërisë rastin Klopp-Slot

Shkruar nga NEWSPORT
E ngjiti në elitë, Fabregas “braktis” surprizën e
Cesc Fabregas

Ky mund të jetë sezoni i fundit për Cesc Fabregas si trajner i Como. Pasi mori këtë sfidë të rëndësishme tre vite më parë, duke ngjitur hap pas hapi skuadrën lombarde drejt elitës së futbollit italian, duket se për 38-vjeçarin, cikli është drejt mbarimit.

Edhe pse tek tifozët dhe drejtuesit ekziston dëshira e një bashkëpunimi më afatgjatë, tekniku spanjoll “tërhiqet” nga mundësitë që mund të vijnë gjatë verës, ku ekipet që e kanë nën “lupën” e tyre nuk janë të pakta.

Por, kush do ta drejtojë “surprizën” e këtij edicioni në Serie A pasi të largohet Fabregas? Kjo është dilema që “jeton” momentalisht në klub, për sa kohë mbetet akoma i hapur diskutimi nëse spanjolli do të qëndrojë ose jo në Itali, për të paktën edhe një sezon.

Mediat në Itali shkruajnë se mes Fabregas dhe Como mund të përsëritet e njëjta histori si në rastin e Liverpool me Jurgen Klopp. Me fjalë të tjera, vetë Fabregas mund të “bekojë” pasardhësinë e tij, i cili mund të jetë një mes Thiago Motta-s, De Zerbit ose Maresca-s. Një vendim i vështirë, por Fabregas ka të drejtën të thotë dhe fjalën e tij të fundit.

Poll

Lexo gjithashtu