Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Tare “qetëson” tifozët e Milanit për Modric, mesazhi i drejtorit sportiv për të ardhmen e mesfushorit

Shkruar nga NEWSPORT
Tare “qetëson” tifozët e Milanit për Modric, mesazhi
Igli Tare, Luka Modric & Ivan Rakitic

Tek Milani nuk duhet të shqetësohen për Luka Modric, pavarësisht se kontrata e tij me kuqezinjtë skadon në fund të këtij sezoni.

I cilësuar si basti i tij i verës, pasi ishte vendosmëria e drejtorit sportiv që çoi në “firmën” e kroatit, Tare ka zgjedhur të “gëzojë” tifozët kuqezi pasi e ardhmja e lojtarit me këto ngjyra është e destinuar të vazhdojë.

“Luka e do Milanin dhe ne e duam atë. Mendoj se do të jetë një vendim i lehtë për të. Kontrata është aty sepse kemi dhe një vit opsion. Ai duhet të vendosë me qetësi. Megjithatë, e di që ai kënaqet duke luajtur për këtë ekip”, u deklarua Tare për mediat.

Kujtojmë se Milani u mposht në transfertë përballë Lazios me rezultatin 1-0, duke rikthyer distancën me kreun sërish në 8 pikë. Kjo ndeshje ishte dhe një rikthim i dytë brenda këtij sezoni në “dashurinë e vjetër” të shqiptarit, pasi vite më parë shërbente në të njëjtën detyrë pranë presidenti Lotito.  

Poll

Lexo gjithashtu