Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Basti 80 milionë eurosh i Igli Tares, Milani ULTIMATUM dy futbollistëve

Shkruar nga NEWSPORT
Basti 80 milionë eurosh i Igli Tares, Milani ULTIMATUM dy
Igli Tare

Milan po vlerëson situatën e Ardon Jashari dhe Christopher Nkunku, dy nga afrimet më të kushtueshme të verës së kaluar që nuk kanë bindur. Pavarësisht investimit të madh prej 80 milionë eurosh, paraqitjet në fushë nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive.

Jashari ka hasur vështirësi në mesfushë, me statistika që tregojnë rezultate të dobëta kur ai ka qenë në fushë. Megjithatë, drejtuesit kuqezi pritet t’i japin një tjetër mundësi, duke marrë parasysh edhe dëmtimin që e penalizoi në fillim të sezonit.

Ndryshe paraqitet situata e Nkunkut, i cili ka pasur një ndikim të kufizuar pavarësisht disa shifrave pozitive. Në fund të sezonit priten bisedime vendimtare, ndërsa afrimi i një sulmuesi të ri mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e tij te Milani.

Poll

Lexo gjithashtu