
Vora
Prej ditësh, klubi i Vorës ka nisur një fushatë rinovimesh dhe largimesh. Së fundmi, klubi kampion i Kategorisë së Parë ka njoftuar se ka rinovuar me një prej titullarëve.
Bëhet fjalë për Jurgen Vrapin, i cili ka zgjatur bashkëpunimin e tij me Vorën. ““FK Vora njofton se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Jurgen Vrapi për të rinovuar kontratën.
Mbrojtësi 26-vjeçar ka firmosur sot kontratën e re duke zgjatur në këtë mënyrë bashkëpunimin. Suksese Jurgen”, shkruan Vora nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
Poll