
Ish-banori i “Big Brother Vip Albania 1” Meridian Ramçaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Procesi Sportiv” (Top Channel), ku është diskutuar edhe skuadra e Vllaznisë. Në “lupën” e Meridian Lamçaj, humbja e ekipit të Edi Martinit kundër Dinamos erdhi në momentin e duhur:
“Pas disfatës me Dinamon, të gjithë menduan se grupi kishte dobësi. Për mendimin tim humbja erdhi në momentin e duhur. Më bëhet qejfi që ekipi po i përgjigjet trajnerit Martini. E shikoj grupin goxha të konsoliduar me njëri-tjetrin. Kanë goxha harmoni. Dhe për mendimin tim është një gjë e mirë e futbollit.
Futbolli është si puna e zinxhirit. Nëse të gjitha hallkat janë të lidhura më njëra-tjetrën dhe tërhiqen, domosdoshmërisht do kesh sukses. Nëse një hallk këputet, siç e ka zakon këtu te ne, për këto xhelozirat, pastaj nisin ato çalimet”. Vlen të përmendim se Meridian Lamçaj e ka konsideruar veten si mik i Luiz Ejllit, ndonëse ky u fundit e ka mohuar diçka të tillë.