
Ylli Aga
Tirana arriti të mposhtë Partizanin në derbin e kryeqytetit të premten me shifrat 3-0. Ylli Aga i ftuar në emisionin “Skaner” u shpreh se vetëm Vora dhe Bylisi nuk e kanë nisur kampionatin me pretendim për titullin kampion.
“Me përjashtim të Vorës dhe Bylisit të gjitha klubet kanë pretenduar titullin kampion dhe “Final 4” në nisje të kampionatit.
Partizani me 90% i ka shanset, ka pasur probleme në mbrojtje. Edhe në sulm, dëmtohet Skuka, Keko dhe Bintsouka. Me këtë Partizan, nuk e ka peshën e Egnatias, Vllaznisë apo Dinamos.”, u shpreh Aga.
Poll