
Erisildo Smaci duke bere stervitje individuale nen mbikqyrjen e Aurel Locajt
Erisildo Smaçi nuk ka ndërmend të ndalë stërvitjen. Mesfushori i Tiranës vazhdon individualisht stërvitjen në mënyrë që të mbajë formën për sezonin e ri.
Ish-përgatitësi atletik i Vllaznisë, Aurel Locas është mbikqyrsi i përgatitjes së Smaçit. Dyshja vazhdojnë të bashkëpunojnë mes tyre, ku synimi është që futbollisti të jetë gai për sezonin e ri.
Siç dihet 26-vjeçarit i përfundon ka përfunduar kontrata me Tiranë, teksa për rinovimin apo largimin e tij nuk ka asnjë informacion. Në ditët e ardhshme do të mësohet më shumë mbi tëe ardhmen e tij.
Kujtojmë se me kryeqytetasit në sezonin e kaluar ka luajtur në 21 ndeshje, duke qenë në fushë për 1.104 minuta.
Poll