Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vetëm 1 fitore në 5 përballjet direkte, Dinamo i fut “tmerrin” Egnatias pa zbritur në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 1 fitore në 5 përballjet direkte, Dinamo i fut
Egnatia - Dinamo

Më datën 31 maj, ora 19:00, është përcaktuar ndeshja vendimtare për Egnatian, kundër Dinamos së Ilir Dajës. Nëse rrogozhinasit ia dalin të marrin 3 pikët, pra fitoren, atëherë do të jenë kampion të Superiores për herë të 3-të radhazi.

Gjithsesi, nëse i referohemi bilancit në 5 ndeshjet e fundit mes dinamovitëve dhe Egnatias, skuadra nga qyteti i Rrogozhinës ka vetëm 1 fitore dhe 4 humbje, bilanc aspak premtues.

Ama, “blutë” e kryeqytetit nuk kanë më objektiv për këtë sezon, çka mund të ndikojë te motivimi dhe performanca në fushë.      

Poll

Lexo gjithashtu