Ekipi i Tiranës dhe logoja e Chelsea
Burime për media, bëjnë të ditur se klubi i Tiranës ka arritur akordin me qendërmbrojtësin Joseph Colley. Në sezonin 2025-2026, lojtari suedez ka luajtur me Wisla Krakow në Poloni.
Në vitin 2018, Colley u bë pjesë e moshave të Chelsea, ndërsa ishte te “blutë” e Londrës deri në shtatorin e 2019-të. Edhe pse nuk u përfshi kurrë në ekipin e parë te Chelsea, ai fitoi Premier League U-18, UEFA Youth League U-19 dhe 2 herë FA Cup U-18.
Pritet me interes ndikimi i mbrojtësit me eksperiencë te bardheblutë, aty ku gjatë edicionit që lamë pas, u evidentuan probleme të theksuara.
Poll
