
Skenderbeu
Skënderbeu nuk ia doli të bënte surprizën e madhe teksa u mposht nga Partizani në gjysmëfinalen e luajtur në Air Albania. Një humbje që mbyll këtu ëndrrat e korçarëve për titullin kampion.
Skënderbeu do të luajë në finalen e vogël të 24 majit për vendin e 3-të ku përballë do të ketë humbësen e gjysmëfinales tjetër, Egnatia – Vllaznia e cila luhet më 19 maj.
Pas përfundimit të ndeshjes, klubi ka reaguar me një postim në faqen zyrtare ku ndan një foto të lojtarëve nën diçiturën, “Të duam Skënderbe”, e cila ishte edhe koreografia e tifozëve.
Poll