Fotomontazh/ Francesco Moriero - Flamurtari
Skuadra e Flamurtarit ka një seri prej 4 ndeshjesh radhazi pa fitore në Superiore, ndërsa shanset për të “mbijetuar” në elitën e futbollit shqiptar po “veniten”, vendi fundit pas 24 javësh nga 36 të mundshme.
Klubi vlonjat ka njoftuar në rrjetet sociale se pezullimi për mungesën e tifozëve në stadium ka përfunduar, çka do të thotë se prej ndeshjes kundër Partizanit, e planifikuar në datën 22 shkurt, tifozët mund të jenë sërish në shkallët e stadiumit “Flamurtari”, e cila vjen pas ndeshjes Flamurtari - Teuta (19 dhjetor 2025).
Për trajnerin e ekipit vlonjat Francesco Moriero, nëse kuqezinjt nuk marrin rezultat pozitiv kundër “Demave të Kuq”, shkarkimi nuk mund të evitohet.
Poll
