
Teuta është një nga skuadrat që këtë sezon po bën mjaft mirë. Durrsakët aktualisht janë të 3-tët në renditje dhe ditën e sotme do të presin në shtëpi Vllazninë. Skuadrat mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 4-të të kampionatit, sfidë e parashikuar të startojë në orën 19:00 në “Niko Dovana”.
Durrsakët janë mjaft të “karikuar” pas fitores së pak ditë më parë ndaj Dinamos dhe të njëjtën gjë do të tentojnë ta bëjnë edhe sot ndaj Vllaznisë. Për këtë klubi kërkon mbështetjen e tifozëve.
“????????'???? ????????????????????????????????! ???? Sot të gjitha rrugët të çojnë në stadiumin e qytetit ???? Përballë Vllaznisë, djemtë kanë nevojë për mbështetjen tënde! Mos mungo ta kthejmë stadiumin në festë për Teutën!”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram