Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rikthim i rëndësishëm te Teuta, Martini bën gati “kurthin” për Skënderbeun

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthim i rëndësishëm te Teuta, Martini bën gati
Teuta

Teuta do të udhëtojë në transfertë për të zhvilluar javën e 4-të të Superiores. Durrsakët do të sfidojnë Skënderbeun, takim që do të luhet ditën e enjte në orën 19:00.

Një duel ku “djemtë e detit” kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat. Edi Martini prej ditësh ka vazhduar stërvitjen për të përgatitur siç duhet këtë përballje.

Lajm i mirë për të është rikthimi i Ardit Peposhit, i cili mungoi ndaj Partizanit, pasi ndiente dhimbje në kofshë. Mbrojtësi do të jetë i gatshëm ndaj korçarëve dhe kjo qetëson Martinin dhe stafin e tij. Në këtë mënyrë trajneri shkodran ka një “armë” më shumë për këtë sfidë, ndërsa ka bërë gati edhe “kurthin” për korçarët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga