
Armando Sadiku ka reaguar për herë të parë pr transferimn e tij te A C Bellinzona. Sulmuesi rikthehet në Ticino pas 15 vitesh.
Elbasanasi është mjaft i lumtur për këtë mundësi dhe që rikthehet në një vend ku mban kujtime të bukur mes miqsh. Gjithashtu nënvizon se nuk është kthyer për t’i dhënë fund të kaluarës, por për të lënë gjurmë sërish në kapitullin e ri që ka nisur.
“Isha vetëm 19 vjeç kur mbërrita në Ticino nga Shqipëria, me një valixhe plot ëndrra dhe një zemër plot shpresë.
Nuk njihja askënd, por ju më mirëpritët, më mbështetët, më bëtë të ndihem si pjesë e familjes.
Sot kthehem me 15 vjet përvojë, beteja të fituara, vështirësi të kapërcyera... por me të njëjtën dëshirë, të njëjtën uri, të njëjtin zjarr brenda.
Jam i lumtur që nënshkruaj me AC Bellinzona.
Po kthehem në një vend që e njoh mirë, midis miqve të vërtetë, midis njerëzve që më kanë dashur gjithmonë.
Falënderoj @acbellinzona_official për këtë mundësi.
Nuk po kthehem për t'i thënë lamtumirë të kaluarës.
Po kthehem për të shkruar një kapitull të ri. Së bashku.
SHKO BELLINZONA”, ka shkruar ish-i i Kombëtare shqiptare.
View this post on Instagram