Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani “merr hov” në javën anti-Vllaznia, Të Kuqtë me “artilerinë e rëndë” ndaj shkodranëve

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani “merr hov” në javën anti-Vllaznia, Të
Partizani

Partizani do të presë në “Arenën e Demave” Vllazninë kryesuese, për duelin e javës së 30-të të Abissnet Superiore, e përcaktuar për t’u zhvilluar të shtunën në orën 17:00.

“Të Kuqtë” vijnë nga dy barazime radhazi në dy javët e fundit dhe do të kërkojnë rikthimin te fitorja për të vazhduar misionin drejt sigurimit të “Final Four” ndaj skuadrës së Edi Martinit që ndan të njëjtën ecuri.

Tek “Demat”, priten dy rikthime të rëndësishme. Bëhet fjalë për Arafiat Doumbia në vijën e mbrojtjes dhe të trajnerit Oltijon Kërnaja, të cilit i mbaroi pezullimi i kartonave për të qenë në stol për këtë përballje të rëndësishme. Po ashtu, edhe afrimi i janarit, Kamer Qaka mund të konsiderohet në këtë takim, i cili është në formë optimale për të marrë minuta.  

Edhe pse distanca në këto momente mes të dyja skuadrave është 9 pikë, gjithçka mund të ndryshojë në 8 javët e mbetura duke e bërë akoma më interesante garën për titullin kampion, kur formula finale të zbatojë përgjysmimin e pikëve për skuadrat që do të përfundojnë sezonin në katër vendet e para.

Poll

Lexo gjithashtu