Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Final 4 për vajza ul siparin të premten! Vllaznia – Apolonia, finalja e madhe për trofeun e kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT
Final 4 për vajza ul siparin të premten! Vllaznia – Apolonia,
Kategoria Superiore për vajza

Vllaznia dhe Apolonia do të përballen të premten e 29 majit në finalen e madhe të fazës “Final 4” për vajza, sfidë që do të përcaktojë edhe skuadrën kampione të edicionit 2025/2026.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, duke nisur nga ora 16:00. Vllaznia vjen në këtë finale si kampionia në fuqi dhe me një sezon mjaft të mirë, ndërsa Apolonia synon të kurorëzojë një edicion pozitiv me fitimin e trofeut. Të dyja skuadrat kanë treguar nivel të lartë gjatë gjithë kampionatit dhe premtojnë një finale të luftuar deri në minutën e fundit.

Cila skuadër do të ngrejë trofeun e kampiones? Gjithçka do të vendoset të premten në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ndërkaq, të enjten në oren 17:00 në “Shtëpinë e Futbollit” do të luhet finalja për vendin e tretë/katërt të sezonit futbollistik mes Gramshit dhe Teutës.

Poll

Lexo gjithashtu