
Vora dhe PAS Giannina nuk do të përballen këtë të shtunë. Edhe pse kjo sfidë miqësore mes ekipit të Superiores sonë dhe atij grek ishte parashikuar të shtunën e 6 shtatorit, nuk do të zhvillohet.
Është vetë klubi shqiptar, i cili ka njoftuar mbi këtë anulim të takimit. Ndër të tjera, Vora tregon se arsyet e moszhvillimit të këtij dueli me PAS Giannina, lidhen pikërisht me klubin grek.
Njoftimi i Vorës:
Anulohet ndeshja miqësore ndaj PAS Giannina!
Futboll Klub Vora njofton se ndeshja miqësore e planifikuar për t’u zhvilluar të shtunën, më 6 gusht, në orën 18:00, ndaj skuadrës greke PAS Giannina, është anuluar për arsye që lidhen me klubin nga Janina.
Megjithatë, ekipi ynë do të vijojë normalisht programin e përgatitjeve.
View this post on Instagram