Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Oltijon Kërnaja “kyç” portën e kuqe, ndal kampionët në “Arenën e Demave” pa pësuar gol, Partizani e Egnatia bëjnë paqe

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Oltijon Kërnaja “kyç” portën e kuqe, ndal
Partizani - Egnatia

Partizani 0 – 0 Egnatia

Partizani dhe Egnatia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 0-0.

Ndeshje pa shumë histori, teksa mund të përmendet vetëm kartoni i kuq në fund për Gudjufin.

Pas këtij barazimi, “të kuqtë” shkojnë në kuotën e 8 pikëve, duke mbajtur vendin e 7-të. Në krahun tjetër me 15 pikë, skuadra e Egnatias ngjitet në vendin e dytë në klasifikim.

Kategoria Superiore: Java e 8-të
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Andi Koçi

FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Ismaili, Skuka, Isgandarli, Humen, Preka, Bintsuka, Marku, Sembene, Doumbia. Trajner: Oltijon Kërnaja.
EGNATIA: Dajsinani, Alijev, Aleksi, Fernando, Ndreca, Selmani, Haime, Kryeziu, Sota, Buriç, Gruda. Trajner: Edlir Tetova.

LIVE:
90+7' Mbyllet 0-0 ndeshja.
90' Karton i kuq për Gudjufi.

70' Tenton Albanese, topi shkon mbi traun e portës.

45+2' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
28' Dëmtohet Bintsouka, vendin e tij e merr Gudjufi.

24' Partizani rrezikon, trajneri Kërnaja nuk përmbahet.

16’ Kryeziu lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës.

8' Ismaili tenton supergolin.

1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida në “Arenën e Demave”.

Poll

Lexo gjithashtu