Shumë investime, lojtar me premisa dhe ndryshime, por Manchester United nuk i njëjtë, nuk bind, madje as ndaj ekipeve modeste në Premier League.
Prova e “gjallë” erdhi nga ndeshja e sotme në “Old Trafford” kundër Bournemouth, e përfunduar 4 – 4. Pjesa e parë u mbyll 2 – 1 për “Djajtë” me golat e Diallo dhe Casemiro.
Evanilson dhe Tavernier në minutat 46 dhe 52’ përmbysën gjithçka. Manchester e riktheu ndeshjen në favorin e tyre me finalizimet e Bruno Fernandes (77’) dhe Cunha (79’).
U duk se United siguroi 3 pikët, por në minutat e fundit, Kroupi barazoi dhe mbylli mes 8 golash një ndeshje të “çmendur”. Duhet thënë se para këtij dueli, Bornemouth kishte 6 ndeshje pa fitore radhazi.
Pas 16 javësh në Premier League, ekipi i drejtuar nga Amorim mban pozitën e 6-të, 26 pikë, 10 më pak se Arsenali kryesues.
