Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Largimi i parë nga Dinamo, “Blutë” ndajnë rrugët me mbrojtësin pas 5 muajsh

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi i parë nga Dinamo, “Blutë” ndajnë rrugët
Mateo Muzek

Mateo Muzek është largimi i parë i Dinamos në këtë merkato dimri. Klubi dhe lojtari kanë ndërprerë me konsensus marrëveshjen mes tyre.

Mbrojtësi kroat mbyll aventurën e tij te dinamovitët vetëm pas 5 muajsh. 29-vjeçari me “Blutë” këtë sezon ka mundur të luajë vetëm në 8 ndeshje, teksa një dëmtim e detyroi të qëndronte larg fushave.

Muzek u detyrua të bënte një ndërhyrje kirurgjikale, rikuperimi i të cilës do të zgjaste thuajse gjithë sezonin. Duke parë një situatë të tillë palët janë dakortësuar për të mbyllur bashkëpunimin mes tyre. Në ditët e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi i këtij largimi.  

Kujtojmë se Muzek u bë pjesë e “Bluve” në korrik të vitit të kaluar dhe aventura e tij te DInamo zgjati vetëm 5 muaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga