
Lorenco Vila kur ishte pjesë e Teutës
Lorenco Vila ishte një nga pikat kyçe të Dinamos në sezonin që sapo lamë pas. Sulmuesi bëri mjaft mirë në repartin ofensiv, ku shpeshherë ka qenë një nga vendimtarët për ekipin e Ilir Dajës.
Ndërkohë që ditën e sotme, ish-sulmuesi i Teutës është rikthyer në stadiumin “Niko Dovana”, në Durrës. Aty, Vila ka ndjekur nga afër ndeshjen e Europiani U17, mes Italisë dhe Çekisë.
Foton nga shkallët e stadiumit e ka ndarë vetë futbollisti në rrjetet sociale. Duket se sulmuesi e ka të vështirë të “distancohet” nga futbolli edhe kur është me pushime.

Foto e publikuar nga Lorenco Vila