Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që mund të shpërblehet me ngjitjen në “Abissnet Superiore”. Kjo është “përralla” e bukur e Pogradecit që kërkon një fund të lumtur pikërisht në sfidën finale të play-out-it përballë Teutës, ndeshje kjo që do të luhet të shtunën në orënm 16:00.
Pak ditë para këtij dueli vendimtar për fatin e një sezoni të tërë, faqja e klubit ka ardhur me një postim në rrjetet sociale.
Me tone vetëbesimi dhe me përkushtimin për të dhënë më të mirën në fushë, liqenorët nuk ngurrojnë të shprehin dhe falenderimin e tyre për tifozerinë që ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme në këtë rrugëtim, duke i kërkuar dhe një “sforco” të fundit përpara se të kryejnë historinë.
POSTIMI:
Më 16 MAJ, ORA 15:00 KF Pogradeci është gati për sfidën e radhës në “Play Out” ndaj Teutës.
Skuadra zbret në fushë me përgjegjësi maksimale, përkushtim dhe besim të plotë për të dhënë maksimumin në çdo minutë të takimit.
Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen e vazhdueshme pranë ekipit.
Së bashku, deri në fund.



