Tashmë në pozitën e ish-trajnerit të portierëve të Partizani, Kushtrim Voka, përmes postimit në rrjetet sociale, ka njoftuar largimin nga klubi i Partizanit.
Edhe pse Voka nuk e konkretizon arsyen e largimit nga “Demat e Kuq”, shprehet se ka dhënë gjithçka për klubin në pozitën që ai ka mbuluar dhe i uron suksese ekipit.
“Ka momente kur futbolli nuk matet vetëm me rezultate, por me ndjenjën e përgjegjësisë. Sot po largohem, jo sepse më është shuar dëshira për këtë klub, por sepse respekti që kam për të më detyron të jem i sinqertë me veten dhe me të gjithë ju.
Kam dhënë gjithçka çfarë kam ditur e mundur, me gabime, me pasion, me netë pa gjumë dhe me shumë krenari për stemën që kam përfaqësuar.
Falëminderime të sinqerta çdo lojtari, çdo kolegu, çdo drejtuesi dhe presidentit. Falëenderime për çdo punëtor që punon larg vëmendjes, por mban gjithçka gjallë. Falënderime për çdo tifoz, guerrils që i jep kuptimin e vërtetë këtij klubi.
Për fund, uroj që Partizani të vazhdoj të ecë përpara, me forcë, identitet dhe dinjitet. Dhe kur të flitet për këtë periudhë, të kujtohet se ka pasur njerëz që e kanë dashur ketë fanellë. Mirupafshim #pmtp”, ka shkruar Kushtrim Voka.
