Dinamo - Egnatia
Dinamo dhe Egnatia po përballen momentalisht në ndeshjen e vlefshme për finalen e Kupës së Shqipërisë. Sfida që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, është aktualisht 0-0.
Por, në minutën e 6-të të sfidës, sulmuesi i Egnatias, Bakayoko kreu një ndërhyrje horror ndaj portierit të Dinamos, Aldo Teqja. Ky u gjakos keqazi në fytyrë, duke lënë fushën e lojës.
Madje, gardiani i dinamovitëve u nis menjëherë drejt spitalit me ambulancë. Ndeshja është ndërprerë dhe po pritet një tjetër ambulancë të jetë prezente, sipas rregullave që nuk lejojnë vazhdimin pa një ambulancë në stadium.
Poll
