Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të shtunën jo vetëm “Final Four”, një tjetër sfidë vendimtare luhet mes Teutës dhe Pogradecit (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Të shtunën jo vetëm “Final Four”, një
Teuta - Pogradeci

Të shtunën do të zhvillohet finalja e play-out-it për një vend në “Abissnet Superiore” sezonin e ardhshëm, ku Teuta dhe Pogradeci do të përballen në një sfidë vendimtare për qëndrimin dhe ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

Pogradeci siguroi kualifikimin në këtë finale pas triumfit në play-off-in e “Kategorisë së Parë”, teksa mposhti Besën me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë.

Nga ana tjetër, Teuta synon të mbajë vendin në elitë pas përfundimit të kampionatit në vendin e tetë të “Abissnet Superiore”.

Takimi Teuta – Pogradeci do të luhet të shtunën, më 16 maj, në ora 16:00, në stadiumin “Niko Dovana”. Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë pjesëmarrjen në “Abissnet Superiore” për sezonin 2026-2027.

Poll

Lexo gjithashtu