Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ekipi ka reaguar, djemtë japin maksimumin”, Ilir Daja tregon ‘sekretin’ e fitores: Elbasani luajti si kundër Teutës në Kupë

Shkruar nga NEWSPORT
“Ekipi ka reaguar, djemtë japin maksimumin”, Ilir Daja tregon
Ilir Daja

Dinamo ka triumfuar përballë Elbasanit në ndeshjen e luajtur në kuadër të javës së 21 të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 3-1 në favor të dinamovitëve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Ilir Daja.

“Do të thoja që ekipi ka reaguar. Edhe në ndeshjen kundër Bylisit, pavarësisht rezultatit kemi bërë një lojë të mirë. Elbasani kërkonte të ngushtonte diferencën me katërshen e parë, ashtu si ne që duam të shkojmë drejt objektivit tonë.  Janë lojtarët që japin maksimumin në çdo seancë stërvitore dhe jo më në ndeshje. Ana taktike vjen e dyta, që djemtë mundohen të më ndjekin.

Ne e kishim ndjekur Elbasanin në ndeshjet e kampionatit dhe Kupës. Sigurisht që kishim marrë masat tona për mënyrën se si kishin luajtur. Ishte pak a shumë si ndeshja në Kupë ndaj Teutës. Nuk bëmë ndryshim në vendosje, por në manovër. Problemi është i thjeshtë, Elbasani është qytet kulture. Unë vetë kam dalë kampion në Elbasan dhe kam kaluar një nga pjesët më të mira të karrierës sime”, tha Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga