Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

I shumëkërkuar nga ekipet e Superiores, Qatip Osmani ZYRTARIZOHET te skuadra e re

Shkruar nga NEWSPORT
I shumëkërkuar nga ekipet e Superiores, Qatip Osmani ZYRTARIZOHET te
Qatip Osmani

Qatip Osmani është bërë me skuadër të re. Ish-trajneri i Vllaznisë ka marrë drejtimin e Malishevës, ekip që luan në Superligën e Kosovës.

Osmani tashmë nis një aventurë të re në Kosovë, ku do të synojë të lërë gjurmë. Timonieri është prezantuar nga klubi, me këto të fundit që i urojnë sa më shumë suksese me fanellën e tyre. Madje ka nisur edhe përgatitjet me ekipin. 

“Qatip Osmani është Kryetrajneri i ri i FC Malisheva! Kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur, Qatip Osmani i cili do të udhëheqë skuadren tonë.

Qatip Osmani, një nga emrat më të njohur të futbollit në rajon, ka lënë gjurmë të thella në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, duke fituar trofe e duke ndërtuar sukses.

Tani, strategu tetovar i bashkohet Malishevës për të udhëhequr ekipin tonë drejt objektivave të reja. Mirë se vjen kampion, Prof. Qatip!”, shkruhet në postim. Malisheva nuk ia doli të ecte gjatë në Conference League, teksa u eliminuar nga Vikingur me rezultatin e thelle 9-0. 

Ndërkohë Osmani në këtë merkato ka qenë një nga emrat më të lakuar nga ekipet e Superiores për t'u rikthyer në Shqipëri. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga