Një rosë e quajtur Merlin është kthyer në një nga figurat më të dashura të Kupës së Botës 2026 në Meksikë. E veshur me fanellën e kombëtares meksikane, Merlin u bë virale në rrjetet sociale pasi u pa duke festuar mes mijëra tifozëve në rrugët e Mexico City.
Rosën e shoqëron gjithmonë pronarja e saj, Karla Gomez, e cila punon si shitëse ambulante. Popullariteti i Merlinit u rrit aq shumë, sa ai u konsiderua nga shumë tifozë si maskota jozyrtare e Meksikës gjatë turneut. Ai madje u ftua edhe në një konferencë për shtyp me presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum.
Megjithatë, Merlin nuk u lejua të hynte në stadium për të ndjekur një ndeshje të Meksikës, pasi rregullat e FIFA-s ndalojnë praninë e kafshëve në stadiume për arsye sigurie dhe mirëqenieje. Pavarësisht kësaj, ai vazhdon të jetë një simbol i dashur i tifozëve dhe një nga historitë më të veçanta të Kupës së Botës 2026.
ESPN meets Merlin! ????
— ESPN Australia & NZ (@ESPNAusNZ) June 14, 2026
We found Merlin the duck, and he's kitted out in Mexico colours of course! ????????#FIFAWorldCup2026 pic.twitter.com/N5HvMilhCJ
