Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Braktisi” Dinamon dhe Ilir Dajën para Kupave të Europës, Dejvi Bregu mesazh “bluve” të kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT
“Braktisi” Dinamon dhe Ilir Dajën para Kupave të
Ilir Daja dhe Dejvi Bregu

Ndërsa pritej që sulmuesi Dejvi Bregu të rinovonte me Dinamon dhe të ishte në dispozicion të trajnerit Ilir Daja për Kupat e Europës, gjithçcka mori tjetër rrjedhë.

30-vjeçari ka vendosur t’i bashkohet Al-Zulfi në Arabinë Saudite. Në “story” e radhës në rrjetet sociale, Bregu i ka adresuar mesazh klubit dinamovitë dhe ish-shokëve të ekipit.

Dua të falënderoj klubin Dinamo, presidentin, stafin teknik dhe tifozët për mbështetjen gjatë kësaj periudhe.

Një falënderim të veçantë për shokët e ekipit, me të cilët ndava çdo sfidë, çdo fitore dhe shumë kujtime që do t’i vlerësoj gjithmonë. Suksese!”, ka shkruar Bregu. Me “blutë” e kryeqytetit, anësori fitoi 3 trofe në 2 vite.     

“Braktisi” Dinamon dhe Ilir Dajën para Kupave të
Mesazhi i Dejvi Bregut

 

Poll

Lexo gjithashtu