Kategoria e Dytë
Ditën e sotme do të zbresin në fushë ekipet e Kategorisë së Dytë. Pikërisht sot, do të luhen ndeshje të Grupit A dhe të Grupit B të këtij kampionati, ku pritet rivalitet i fortë.
Pikërisht në Grupin A do të luhet vetëm një ndeshje, ajo mes Luzit të Vogël dhe Tërbunit.
Ndërkohë që në Grupin B do të zhvillohen plot 5 sfida. Shkumbini do të presë në shtëpi Orikun, nddërsa Bylis B luan në transfertë përballë Delvinës, teksa Maliqi përballet me Butrintin.
Në ndeshjet e tjera, Devolli përballet me Këlcyrën, ndërsa ekipi i Tomorit kërkon pikë ndaj Eagle Football. Vlen të theksohet se këto duele do të luhen paralelisht, duke nisur prej orës 14:00.
Poll
