Superiore
3 superndeshje do të luhen në Superiore ditën e sotme. Takime shumë të rëndësishme dhe të luftuara që “mbërthejnë” tifozët.
Spektakli ditën e sotme do të nisë me Flamurtari – Vllaznia. Duel ky që do të luhet në Vlorë në orën 17:00 dhe kjo përballje rikthehet sërisht të marrë vëmendjen në elitë pas 5 vitesh.
Ndërkohë në orën 19:30 do të luhet paralelisht në Tiranë dhe Elbasan. Në ‘Air Albania” do të sfidohen mes tyre Tirana dhe Elbasani, ndërsa në “Elbasan Arena” vihen përballë Dinamo dhe Partizani. Padiksutim që derbi do të marrë vëmendjen kryesorë, por nuk mbetet pas as Tirana – Elbasani.
Poll
