
Vora
Klubi i Vorës u shpall kampion i Kategorisë së Parë këtë sezon duke mposhtur konkurrencën e Flamurtarit dhe Besës së Kavajës në renditje. Klubi “blu” nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore.
Megjithatë, Vora nuk i ka dhënë vetëm futbollit të djemve prioritet, por edhe atij të vajzave. Së fundmi, kampionët e Kategorisë së Parë, kanë njoftuar se do të hapë ekipin e femrave U-17.
“Risi, FK Vora hap ekipin U-17 për Femra, që do të drejohet nga Delma Muca”, shkruan ekipi vorak. Trajneria e vajzave U-17 të Vorës, Delma Muca, aktualisht luan edhe për ekipin e Egnatias se femrave.
View this post on Instagram