Futbollistja e Kombëtares së vajzave Arbenita Curraj, u prononcua shkurtimisht për mediat pas fitores 2 – 1 në transfertë karshi Malit të Zi. Shqipëria ndodhet në Grupin B të kualifikuesve për Botërorin 2027, së bashku me Uellsin, Çekinë dhe Malin e Zi.
“E dinim që nuk isht e lehtë, por objektivi jonë u arrit. Fillimi i ndeshjes, nuk ishte më i miri i mundshëm, ama me kaliminin e minutave, pavarësisht se pësuam gol, nuk u dorëzuam. Shijon më shumë kur fitorja vjen me përmbysje.
Gjithsesi, 3 pikët janë të rëndësishme. Nuk është se ndryshuam shumë në sistemin e lojës në pjesën e dytë. Ndoshta e shtuam akoma më shumë në këtë fraksion loje dëshirën për fitore.
Karakteri i treguar nga ana jonë bëri që të përmbysnim rezultatin dhe të merrnim këto 3 pikë kaq të vlefshme për ne. E dinim se nëse i nisnim kualifikueset me fitore, do ishte pozitive, por tashmë kemi edhe një motiv më shumë. Të shkojmë të marrim 3 pikët edhe në Shkodër”, tha Arbenita Curraj.
