Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

ZYRTARE/ Gramshi “blindon” ekipin, një sulmuese vjen nga Bolivia

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Gramshi “blindon” ekipin, një sulmuese vjen nga
Zyrtarja e Gramshit, Edonisa Aliu dhe futbollistja Maya Ivana

Ekipi i Gramshit të vajzave ka bërë një goditje në merkato, duke firmosur me një futbolliste të re. Bëhet fjalë për Maya Ivana Siles Oporto, e cila luan në rolin e sulmueses.

Gjithashtu, vlen të theksohet se Maya Ivana është pjesë e kombëtares së Bolivisë. Ndërkohë që lajmin për transferimin e saj në Gramsh, e ka bërë të ditur vetë klubi shqiptar.

NJOFTIMI:

Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e lojtares Maya Ivana Siles Oporto. Sulmuesja, e cila është pjesë e Bolivia ëomen’s national football team, i bashkohet ekipit tonë për të forcuar repartin ofensiv. Maya Ivana Siles Oporto vjen me eksperiencë ndërkombëtare dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në ndeshjet e ardhshme. Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KFF GRAMSH (@kf.gramsh.women)

Poll

Lexo gjithashtu