Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Botërori 2027/ Shqipëria me misionin e qartë për të vazhduar “ëndrrën” historike, vajzat kuqezi mësojnë sot rivalët për fazën e “play-off”

Shkruar nga NEWSPORT
Botërori 2027/ Shqipëria me misionin e qartë për të
Kombëtarja shqiptare e vajzave

Duke filluar prej orës 12:00, Kombëtarja shqiptare e vajzave do të mësojë kundërshtarin e saj të radhës me të cilin do të përballet në fazën “play-off” në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës për vitin e ardhshëm që do të zhvillohet në Brazil.

Shorti do të mbahet në Nyon të Zvicrës, ndërsa FSHF do të përcjellë përmes kanalit të saj zyrtar edhe çastin kur vajzat kuqezi do të kuptojnë rivalin e tyre për vazhdimin e kësaj ëndrre historike.

Mes kandidatëve potencial vlerësohen Sllovenia, Polonia, Serbia, Ukraina si dhe Zvicra, Portugalia Skocia dhe Uellsi.

Kujtojmë se nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, kuqezinjtë e mbyllën fazën e rregullt në grupe në vendin e tretë në kuotën e 7 pikëve, pasi mposhtën me rezultatin tenistik Malin e Zi në shifrat 5-2.

Poll

Lexo gjithashtu