Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

“Tundi” rrjetën në momentin deciziv për Shqipërinë, Fortesa Berisha nuk ndalet me kaq: Do të kemi rezultat pozitiv edhe në Play-Off, golin ia dedikoi…

Shkruar nga NEWSPORT
“Tundi” rrjetën në momentin deciziv për
Fortesa Berisha

Triumfi 5 – 2 kundër Malit të Zi në stadiumin “Loro Boriçi”, i ka mundësuar vajzave të Kombëtares fazën Play-Off për Botërorin e 2027-së.

Futbollistja e Shqipërisë, Fortesa Berisha shënoi golin e barazimit në fundin e pjesës së parë, teksa ky finalizimi pati ndikim të jashtëzakonshëm në përmbysjen e madhe gjatë fraksionit të dytë. Pas këtij momenti historik, Berisha foli për mediat:    

“Për mua dhe ekipin tim, kjo fitore tregon shumë, kemi rritje të vazhdueshme. Që kur kam ardhur këtu, kemi pasur një ecuri shumë të mirë.

Jam më fat që ndodhem në këtë grup. Për mua, kjo do të thotë shumë. Do të kemi rezultat pozitiv edhe në Play-Off. 7 pikë në këto kualifikuese tregojnë se jemi një ekip që mund të bëjmë diçka në të ardhmen.

Normal, ndeshje kundër Malit të Zi pati tensionin e vetë, pasi pësuam gol që në fillim. Nuk na eci shumë mirë dhe humbëm disa raste në minutat e para.

Momentin kur shënova, për mua është një moment që nuk harrohet. Ishte momenti kur neve na u nevojit më shumë goli. Në pjesë e dytë, ekipi tregoi atë që di më së miri.

Asisti pastaj… ishte i preferuari im. Golin ia dedikoi babit tim, i cili është me mua gjithmonë afër. Gjithmonë në tribun për mua. E ka zgjedhur kohën të vinte edhe në ndeshjen kundër Malit të Zi”.  

Poll

Lexo gjithashtu