Kombëtarja shqiptare e vajzave
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një video, e cila është filmuar saktësisht 60 minuta para se të fillonte ndeshja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në kualifikueset e Botërorit 2027 për vajzat.
Në pamjet e ofruara, shihen momente të fragmentuara të trajnerit Armir Grima, i cili u jep motivimin e duhur vajzave kuqezi për të dhënë maksimumin, ndjesi e cila u reflektua në fushë dhe u shpërblye me fitoren 5-2 përballë malazezeve.
Falë këtij rezultati, Shqipëria ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm dhe historik, pasi më 16 qershor do të mësojnë edhe kundërshtarin me të cilin do të përballen në play-off.
Poll
