Shqipëria e vajzave do të përballet me Malin e Zi, në kuadër të ndeshjes së tretë të grupit B, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027.
Për këtë duel të rëndësishëm, dy trajnerët, Armir Grima dhe Mirko Maric kanë vendosur edhe 11-shen e formacionit që do të hidhet në fushë që prej minutës së parë,
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA (4-3-3): Spahiu; Hamonikaj, Bajraktari, Hila, Curraj, Franja, Levendi, Zarka, Berish, Doci, Metalla. Trajner: Armir Grima.
MALI I ZI (4-3-3): Kalac; Bozic, Bulatovic, Saranovic, Popovic, Stanovic, Djokovic, Janjusevic, Toskovic, Tomasevic, Desic. Trajner: Mirko Maric.
Pas barazimit 1-1 përballë Çekisë, skuadra e Grimës do tentojë një tjetër rezultat pozitiv për t'i mbyllur këto kualifikuese në mënyrën më të mirë të mundshme.
