Një përmbysje për të mundësuar suksesin historik përballë Malit të Zi. Kombëtarja e vajzave bëri "çmendurinë" në ndeshjen e tretë të kualifikuesve të Botërorit 2027, duke mposhtur rivalet malazeze me rezultatin e thellë 5-2.
Pas kësaj përballje, ka folur edhe trajneri Armir Grima në një prononcim për kanalin e FSHF TV.
“Jam jashtëzakonisht shumë i lehtësuar. Realisht isha edhe pak edhe në siklet para ndeshjes sepse një kundërshtar kur e mund njëherë duket sikur hera e dytë ka për të qenë thjeshtë, por realisht siç erdhën punët na doli një ndeshje shumë e vështirë, pavarësisht se e mbyllëm me shumë sukses.
Besoj se të gjitha këto bashkë janë merita e vajzave për të cilat gjej rastin ti falenderoj shumë, për atë që kanë dhënë, për mundin, për djersën e tyre, për sakrificat që kanë dhënë në këto ndeshje. Kemi marrë pikë të çmuara, pavarësisht se ndoshta kemi lënë edhe pikë që është dashur për t’i marrë”, ka thënë Grima.
