Arbitër
Teksa protestat në Tiranë sa vijnë e masivizohen, siç duket pjesë e tyre janë edhe personazhe të njohur në futbollin shqiptar. Bëhet fjalë për Albano Stolajn, gjyqtarin që prej vitesh është pjesë e kampionatit shqiptar.
Ai është shfaqur në fotot e publikuara nga BBC, ndërsa prej kohësh është deklaruar hapur si mbështetës i Partisë Demokratike. Kujtojmë që në vendin tonë, ai gjykon kryesisht në Kategorinë e Parë duke qenë një nga arbitrat kryesorë.
Ndërsa në kauzën e çështjes së Zvërnecit, ai ka marrë pjesë duke qenë mes qytetarëve në bulevard.
Poll
