Djellza Kadriaj, Arbër Hoxha dhe Armand Duka
Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha i dha fund beqarisë, duke lidhur “kurorën” me Djellza Kadriaj. Përveç lojtarëve të Kombëtares që ishin të ftuar, nuk mungoi as presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Përmes rrjeteve sociale, Duka i ka dedikuar një urim special Hoxhës, teksa i shkruan: “Një festë fantastike dje, mes miqsh të mirë dhe djemve të Kombëtares, në një atmosferë të mrekullueshme.
I urojmë nga zemra çiftit një jetë plot dashuri, mirëkuptim dhe bekime në çdo hap të rrugëtimit të tyre. Lumturia e kësaj dite të veçantë ju shoqëroftë gjithmonë”. Arbër Hoxha konsiderohet shumë lojtar i rëndësishëm te Kombëtarja.
View this post on Instagram
Poll
