Ekipi U-15 i Dinamos ka festuar fitimin e titullit kampion në Kategorinë e Parë, pas një sezoni të mbushur me përkushtim, sakrificë dhe rezultate pozitive. Në ceremoninë e organizuar për ndarjen e trofeut ishte zyrtari i FSHF-së Edmond Hida për kampionatin e moshave si dhe babai i vogëlushit të ndjerë Martin Canit.
Lojtarët e rinj u vlerësuan për punën dhe shpirtin garues të treguar gjatë gjithë kampionatit. Ky sukses konsiderohet një arritje e rëndësishme për klubin dhe një motivim i madh për talentet e reja që synojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në futboll.
Gjatë aktivitetit u përcoll edhe një mesazh frymëzues për të rinjtë, duke theksuar se sporti nuk është vetëm garë, por edhe disiplinë, edukim dhe karakter. Futbolli, përveç rezultateve në fushë, ndihmon të rinjtë të krijojnë besim në vetvete, shoqëri dhe mentalitet fitues.
Triumfi i Dinamos U-15 vjen si shpërblim i punës së lojtarëve, trajnerëve dhe familjeve që kanë mbështetur ekipin gjatë gjithë sezonit.
