Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pikë referimi për të rinjtë dhe jo vetëm, Muzeu i FSHF-së hap dyert për studentët e Gazetarisë

Shkruar nga NEWSPORT
Pikë referimi për të rinjtë dhe jo vetëm, Muzeu i
Studentët e Gazetarisë vizitojnë Muzeun e FSHF-së

Muzeu i Federatës Shqiptare të Futbollit vijon të jetë një pikë referimi për të rinjtë dhe studentët që dëshirojnë të njihen më nga afër me historinë, zhvillimin dhe momentet më të rëndësishme të futbollit shqiptar.

Së fundmi, ambientet e Muzeut të FSHF-së u vizituan nga një grup studentësh të degës së Gazetarisë, të cilët zhvilluan një tur informues dhe edukativ në “Shtëpinë e Futbollit”. Gjatë vizitës, studentët u njohën me dokumente historike, fanella, trofe, fotografi dhe materiale arkivore që pasqyrojnë rrugëtimin e futbollit shqiptar ndër vite.

Interes të veçantë pati edhe për sukseset e Kombëtares shqiptare në arenën ndërkombëtare, si dhe për rolin e medias sportive në promovimin dhe dokumentimin e historisë së futbollit.

Vizitat në Muzeun e FSHF-së vijojnë rregullisht për shkolla, universitete dhe institucione të ndryshme, ndërsa të interesuarit mund të rezervojnë turin e tyre në adresën [email protected].

Poll

Lexo gjithashtu