
Flavio Meçja ka firmosur me ekipin e ri, 2 muaj pas largimit nga Erzeni. Sulmuesi i majtë do të jetë pjesë e Lirisë së Prizrenit për pjesën e mbetur të sezonit, teksa vetë klubi e ka prezantuar në Kosovë.
Te klubi nga Prizreni do të gjejë ndër të tjerë dhe Stivi Frashërin. Kujtojmë se Liria luan në Superligën e Kosovës. Gjatë periudhës së merkatos ato kanë zyrtarizuar mjaft afrime, duke bërë ndryshime rrënjësore në skuadër.
Postimi i Lirisë:
Flavio Mecja vishet bardhezi. Vazhdojmë me lajme të mira për tifozët tanë. Kemi arritur marrëveshje me lojtarin nga Shqipëria, Flavio Mecja i cili luan në pozitën sulmues i majtë. Eksperiencat e tij të fundit ishin në Shqipëri, konkretisht te KF Egnatia dhe KF Erzeni.