
Java e 14-të e Kategorisë së Dytë është mbyllu sot me ndeshjen Ada-Tirana B.
Bardheblutë kanë fituar 2-0, një sfidë që e kanë kontrolluar nga fillimi deri në fund.
Nga një gol për çdo pjesë i kanë mjaftuar Tiranës B për të marrë tri pikët. Minolli në minutën e 4-t dhe Hasa në minutën e 59-të ishin autorët e golave për bardheblutë në sfidën kundër Adës së Velipojës.
Poll