Kategoria e Dytë do të luajë në fundjavë ndeshjet e radhës në kampionat. Saktësisht ekipet do të sfidohen mes tyre në kuadër të javës së 17-të të kampionatit.
Kjo javë do të luhet e ndarë në 2 ditë. Të shtunën vëmendjen do ta marrin skaudrat e grupi A, kun ë program janë 4 përballje, të cilat do të startojnë në orën 14:00. Kështu Veleçiku pret Basanian, ndërsa Naftëtari përballet me Sopotin. Gjithashtu do të duelojnë edhe Shiroka – Erzeni dhe Adriatiku – Gramshi.
Ndërkohë ditën e dielë do të zhvillohen ndeshjet e tjera. Në program janë 6 përballje. Luzi - Tërbuni do të përballen për llogaritë e grupi A. dhe do të startojë në orën 14:00.
Në po të njëjtën orë do të sfidohen edhe 10 ekipet e grupit B. Shkumbini pret Orikun, ndërsa Maliqi përballet me Butrintin, Devolli pret Këlcyrën, Delvina - Bylis B dhe dueli tjetër është mes Tomorit dhe Eagle Football.
NDESHJET:
Të Shtunën, Grupi A:
Veleçiku - Basania
Naftëtari - Sopoti
Shiroka - Erzeni
Adriatiku - Gramshi
Të Dielën:
Grupi A:
Luzi - Tërbuni
Grupi B:
Shkumbini - Oriku
Maliqi - Butrinti
Devolli - Këlcyra
Tomori - Eagle Football
Delvina - Bylis B
