
Mbrëmjen e sotme FIFA do të ndajë edhe çimet “THE BEST” për vitin kalendarik 2022. Një sërë çmimesh do të jepen, teksa ndarja e tyre do të nisë në orën 21:00 dhe do të mbahet në Paris.
Të gjithë tifozët anembanë botës i kanë sytë te lojtari më i mirë. Në garë për këtë çmim janë Lionel Messi që u shpall kampionë bote me Argjentinën, Kylian Mbappe që ka zhvilluar një nga sezonet më fantastike të tij dhe Karim Benzema që është edhe fituesit i “Topit të Artë”.
Mes të tjerat do të jepet edhe çmimi për trajnerin më të mirë të vitit, ku Carlo Ancelotti, Pep Guardiola dhe Lionel Scaloni sfidojnë njëri-tjetrin në këtë kategori.
Ja të gjitha çmimet dhe finalistët:
Lojtari më i mirë për meshkuj: Benzema, Mbappe, Messi
Lojtarja më i mirë për femra: Mead, Morgan, Putellas
Portieri më i mirë për meshkuj: Bounou, Courtois, Martínez
Portierja më i mirë për femra: Berger, Earps, Endler
Trajneri më i mirë i meshkujve: Ancelotti, Guardiola, Scaloni
Trajnerja më i mirë i femrave: Bompastor, Sundhage, Ëiegman
Çmimi Puskas: Oleksy (Warta Poznan), Payet (OM kundër PAOK), Richarlison (Brazil kundër Serbisë).